Ndërlidhjet

Sulm vetvrasës në një restorant në Somali


Një sulm vetvrasës në Mogadishu të Somalisë, kishte ndodhur edhe më 16 gusht 2020.
Një sulm vetvrasës në Mogadishu të Somalisë, kishte ndodhur edhe më 16 gusht 2020.

Pesë njerëz, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën të martën kur një sulmues vetvrasës sulmoi një restorant në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ka bërë të ditur policia.

Një zyrtar policor dhe dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër.

“Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vend të ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP.

Dëshmitari Abdukadir Hussein tha së në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona.

"Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka", tha ai.

Deri më tash, askush nuk e ka marr përsipër përgjegjesinë për sulmin.

Grupi terrorist Al- Shabaab që është i lidhur me Al-Kaidën, ka sulmuar shpesh caqe civile dhe të qeverisë në Mogadishu, të cilin edhe e kontrollonte deri në vitin 2011, kur u dëbuan nga trupat ushtarake të Unionit Afrikan.

XS
SM
MD
LG