Ndërlidhjet

Në Kosovë 11 të vdekur dhe 720 raste të reja me COVID-19


Foto nga arkivi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 720 infektime të reja.

Ky institut ka kryer 1,599 testime brenda 24 orëve.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, 860 kanë vdekur dhe 31,215 janë infektuar.

XS
SM
MD
LG