Ndërlidhjet

Në Kosovë regjistrohen edhe 12 vdekje dhe 645 raste të reja me COVID-19


Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Foto nga arkivi.

Të hënën në Kosovë janë konfirmuar edhe 645 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dhënat janë në bazë të 1.542 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 12 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 (88, 75 vjeç), Deçan 1 (85 vjeç), Ferizaj 1 (76 vjeç), Gjakovë 1 (68 vjeç), Mitrovicë 1 (53 vjeç), Prishtinë 1 (86 vjeç), Prizren 1 (82 vjeç), Rahovec 1 (80 vjeç), Shtime 1 (71 vjeç).

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar shërimin edhe të 353 pacientëve ndërsa raste aktive janë 12.618.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar gjithsej 34.940 persona, prej të cilëve 926 kanë vdekur ndërsa 21.396 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG