Ndërlidhjet

Kosova regjistron 14 viktima dhe 519 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 519 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,407 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)", është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 926 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,774.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 43,324 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,120 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG