Ndërlidhjet

Shërbimet e Google bien nga sistemi në disa vende të botës


Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Shumë shërbime nga Alphabet Inc, duke përfshirë YouTube, Gmail dhe Google Drive, kanë pasur çrregullime në funksionim për mijëra përdorues në të gjithë botën të hënën.

Ndërprerja në funksionim filloi pak para mesditës, duke zgjatur më shumë se gjysmë ore, para se të kthehej në funksion, transmeton BBC.

Platforma për videot e kompanisë nuk lejonte ngarkimet për përdoruesit dhe atyre u paraqitej mesazhi "Diçka nuk funksionon".

Motori i kërkimit i Google, megjithatë, mbeti i paprekur nga problemet që pëfshin shërbimet tjera.

Sipas faqes në internet që merret me monitorimin e ndërprerjeve "DownDetector", më shumë se 12.000 përdorues të YouTube u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë. Çrregullime janë raportuar edhe në Kosovë dhe vende tjera.

BBC ka kontaktuar Google për të komentuar arsyet e çrregullimit, por një zëdhënës tha se ata nuk ishin në gjendje të hynin në emailin e tyre gjatë ndërprerjes.

Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si posta elektronike dhe kalendarët.

Dështime të tilla në sistemet e Google janë të rralla, megjithëse një problem me disa servera shkaktoi vështirësi për përdoruesit e Shteteve të Bashkuara në qershor të vitit 2019.

XS
SM
MD
LG