Ndërlidhjet

Tetë të vdekur dhe 223 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Pacientët me COVID-19, të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Pacientët me COVID-19, të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, tetë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 223 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.001 mostrave. Siç njofton IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë shëruar edhe 342 pacientë.

Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.

Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081.

XS
SM
MD
LG