Ndërlidhjet

Kosovë: 12 viktima dhe 271 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 271 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,066 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)", është thënë në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 417 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 10,721.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 49,577 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,284 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG