Ndërlidhjet

Në Kosovë edhe 7 viktima dhe 270 raste me koronavirus


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Shtatë viktima dhe 270 raste të reja me koronavirus u raportuan të shtunën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) tha se tri viktima u konfirmuan në Prishtinë dhe nga një në Gjilan, Kamenicë, Klinë dhe Novobërdë.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,003 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 478 pacientë të shëruar.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50,405.

Prej tyre, 1,305 pacientë kanë vdekur dhe 39,134 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 9,966.

XS
SM
MD
LG