Ndërlidhjet

Shtatë të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar të mërkurën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike thotë se të vdekurit janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 (65 vjeç), Ferizaj 1 (63 vjeç), Malishevë 1 (74 vjeç), Obiliq 1 (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 (73 vjeç).

Sipas raportit, nga 1.181 mostra të testuara janë regjistruar edhe 234 raste të reja me koronavirus. Sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri e kanë mposhtur edhe 564 pacientë ndërsa raste aktive janë 8.825.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur me 13 mars. Që nga ajo kohë autoritetet shëndetësore kanë regjistruar si të infektuar me koronavirus 51.144 persona, prej të cilëve 1.332 kanë vdekur ndërsa 40.987 janë shëruar.

Shikoni këtë video:

XS
SM
MD
LG