Ndërlidhjet

Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi


Pasoja e tërmetit në ishullin Sulavesi të Indonezisë, 15 janar, 2021.
Pasoja e tërmetit në ishullin Sulavesi të Indonezisë, 15 janar, 2021.

Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin Sulavesi të Indonezisë, duke vrarë së paku 35 njerëz, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Lehtësimin e Fatkeqësive.

Tërmeti rrafshoi një spital dhe dëmtoi rëndë ndërtesa të tjera.

Dridhjet shkaktuan edhe rrëshqitje dheu, duke bërë që njerëzit të largohen nga shtëpitë në mes të natës.

"Shumë prej të vdekurve janë të varrosur nën rrënoja”, tha Ali Rahman, udhëheqës i Agjencisë lokale për Lehtësimin e Katastrofave.

Rahman paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me fuqi prej 6.2 shkallësh të Richterit ka pasur epiqendrën rreth 36 kilometra larg qarkut Mamuju të provincës Sulavesi.

Indonezia, një arkipelag me 260 milionë njerëz, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

XS
SM
MD
LG