Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë viktima dhe 285 raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të shtunën se pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 285 raste të reja me koronavirus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja me sëmundjen COVID-19 dalin pas testimit të 1.686 mostrave.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 260 pacientë, tha IKSHPK-ja.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.492 pacientë kanë vdekur dhe 52.208 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.231.

XS
SM
MD
LG