Ndërlidhjet

SHBA-ja i shpall ngjarjet në Burma si puç


Ilustrim.
Ilustrim.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur veprimet e fundit të ushtrisë së Burmas si puç, dhe ka thënë se do të rishikojë ndihmën që ndan për këtë shtet.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, ka thënë më 2 shkurt se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë atje programet humanitare, mirëpo edhe do të “rishikojnë ndihmën” ndaj Burmas, që njihet edhe si Mianmar.

Uashingtoni ka kontribuuar me 1.5 miliard dollarë në Burma prej vitit 2012, si mbështetje ndaj demokracisë, paqes së brendshme dhe komuniteteve më të prekura nga dhuna, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.

Administrata amerikane është përmbajtur nga klasifikimi i ngjarjeve që kanë nisur në fundjavë në Mianmar, duke përfshirë ndalimin e lideres de fakto të këtij vendi, Aung San Suu Kyi.

Këto ngjarje në Mianmar janë rezultat i tensioneve në rritje në mes të qeverisë dhe liderëve ushtarakë për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar, meqë ushtria pretendon se rezultati është manipuluar.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë më 1 shkurt se veprimi ushtarak është sulm ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit atje.

XS
SM
MD
LG