Ndërlidhjet

Kosova regjistron pesë viktima dhe 318 raste me koronavirus  


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 318 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç)", thuhet në njoftim.

Numri i rasteve të reja del pas testimit të 2.303 mostrave në laboratorët e IKSHPK-së dhe ato private.

Sipas raportit të IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19 në 24 orët e fundit, janë shëruar 214 persona.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 4 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 61.404 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.514 pacientë kanë vdekur dhe 53.231 persona janë shëruar.

Raste aktive janë 6.659.

XS
SM
MD
LG