Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 372 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,856 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima me këtë virus.
"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç)", është thënë në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të premten janë shëruar 333 persona, derisa raste aktive janë 7,041.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 63.805 persona të infektuar me këtë virus.
Prej tyre, 1,540 pacientë kanë vdekur.