Ndërlidhjet

Rusia sanksionon nëntë kompani ukrainase


Ilustrim.
Ilustrim.

Rusia ka vendosur sanksione ekonomike ndaj nëntë firmave ukrainase.

Kompanitë që janë cak i “masave të posaçme ekonomike” u sanksionuan përmes një dekreti. Aty përfshihet kompania ndërtuese e anijeve Craneship, firma që prodhon rimorkio Donmar, operatori i transporteve kargo Transship dhe prodhuesi i metalit, Maxima Metal.

Dekreti, që u publikua më 12 shkurt, nuk thotë se pse këto kompani janë sanksionuar. Me këto firma të sanksionuara, numri i kompanive ukrainase të penalizuara nga Rusia shkon në 84.

Marrëdhëniet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë u përkeqësuan më 2014, pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe nisi mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Konflikti, që tashmë ka është në vitin e shtatë, ka lënë të vrarë mbi 13,200 persona.

Rusia mohon akuzat e Kievit zyrtar se ushtria e saj është e përfshirë në konflikt.

Që prej nisjes së konfliktit, Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, e cila është kundërpërgjigjur me masa të saja.

Deri më tani nuk ka reagime nga Ukraina lidhur me këto sanksione.

Në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Perëndimit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi më 12 shkurt, se shteti i tij ishte i gatshëm të ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, nëse blloku vendos sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

XS
SM
MD
LG