Ndërlidhjet

Hoti ua uron qytetarëve të Kosovës Ditën e Pavarësisë


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se pavarësia e Kosovës është një ëndërr e realizuar e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë.

Ai i ka bërë këto komente në ditën e shënimit të përvjetorit të 13-të të shtetësisë së Kosovës.

Përmes fjalimit të tij në kuadër të manifestimit qendror, që është mbajtur më 17 shkurt në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hoti ka thënë se Kosova vazhdon të ketë shumë punë për të realizuar aspiratën për integrimet euro-atlantike.

“Prandaj, sot, në përvjetorin e 13-të të shtetësisë së Kosovës, festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve, që shprehet si një gërshetim i vlerave për shërbimin dhe dashurinë për atdheun; për t’iu dhënë mundësinë këtyre djemve dhe vajzave për t’u rreshtuar me krenari në radhët e ushtrisë, që forcon themelet e shtetit tonë”, ka deklaruar Hoti.

Sikur edhe në përvjetorët tjerë, edhe këtë 17 shkurt, qytetet e Kosovës janë mbushur me flamuj të shtetit të Kosovës.

Nëpër rrugë janë parë po ashtu shumë qytetarë të veshur me motive të flamurit të Kosovës apo atij të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG