Ndërlidhjet

Katër viktima dhe 368 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë - Njësia e Kujdesit Intensiv
Klinika Infektive në Prishtinë - Njësia e Kujdesit Intensiv

Katër viktima dhe 368 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Prizren dhe Shtime.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,843 mostrave.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 67,008, ndërsa i viktimave në 1,579.

Të shëruar janë gjithsej 58,600 persona - prej tyre, 241 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,829.

Të hënën, autoritetet shëndetësore paralajmëruan se ka shenja për rritje të mundshme të rasteve me koronavirus në ditët e ardhshme.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG