Ndërlidhjet

Tre të vdekur dhe 426 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Foto nga arkivi.

Në Kosovë të shtunën u regjistruan tre të vdekur dhe 426 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e vdekjes janë regjistruar në Prishtinë, Prizren dhe Malishevë.

Sipas raportit ditor, rastet e reja me koronavirus dalin pas testimit të 3.454 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 27 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 68.777 raste me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, 1.595 pacientë kanë vdekur, ndërkaq 59.643 janë shëruar.

Raste aktive janë 7.539.

XS
SM
MD
LG