Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në “ditën më të përgjakshme” në Mianmar


Pamje nga një protestë në qytetin Jangon të Mianmarit.
Pamje nga një protestë në qytetin Jangon të Mianmarit.

Së paku 38 njerëz u vranë të mërkurën në Mianmar, në protestat kundër puçit ushtarak.

Kombet e Bashkuara thanë se kjo është “dita më e përgjakshme” që nga puçi i 1 shkurtit.

Ka pamje tronditëse që dalin nga ky vend, tha e dërguara e Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, Christine Schraner Burgener.

Ajo tha se duket se forcat e sigurisë janë duke i qëlluar protestuesit me plumba të vërtetë.

Në Mianmar, vendin që njihet edhe si Birmani, protestat masive dhe aktet e mosbindjes civile kanë nisur prejse ushtria ka marrë pushtetin, një muaj më parë.

Junta ushtarake ka rrëzuar qeverinë e zgjedhur dhe ka vendosur nën arrest shtëpiak udhëheqësit e saj.

Sipas juntës, zgjedhjet e nëntorit janë manipuluar dhe të rejat do të mbahen pas një viti.

Protestuesit duan që t’i jepet fund sundimit ushtarak dhe të lirohen udhëheqësit e përmbysur.

Disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.

Schraner Burgener tha se së paku 50 njerëz janë vrarë dhe "shumë janë plagosur" që nga fillimi i sundimit ushtarak.

Video:

Revolucioni i një brezi të ri në Mianmar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:32 0:00

XS
SM
MD
LG