Ndërlidhjet

Kosovë: Gjashtë viktima dhe 587 raste me koronavirus


Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 587 raste me koronavirus, pas testimit të 2.813 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 8 mars janë regjistruar gjashtë viktima.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)",është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 212 persona, derisa 9.782 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 73.635 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.655 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG