Ndërlidhjet

Së paku pesë protestues të vrarë në Mianmar


Pamje nga një protestë në Mianamr.
Pamje nga një protestë në Mianamr.

Së paku pesë protestues u vranë në qytetin Mjaing të Mianmarit, raportojnë dëshmitarët dhe mediat lokale.

Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat, prejse ushtria ka përmbysur udhëheqjen civile dhe ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Protestuesit duan rikthimin në demokraci.

Dhuna e fundit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë vënë sanksione kundër dy fëmijëve të rritur të udhëheqësit të juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, dhe gjashtë kompanive që ata kontrollojnë.

Fëmijët e rritur të udhëheqësit të juntës, Aung Pyae Sone dhe Khin Thiri Thet Mon, “kanë biznese që kanë përfituar drejtpërdrejt nga pozicioni i babait të tyre dhe ndikimi keqdashës”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë sanksione ndaj figurave kryesore birmaneze, përfshirë Min Aung Hlaingin dhe udhëheqës të tjerë të juntës.

Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi dhunën kundër protestuesve dhe i bëri thirrje ushtrisë që të tregojë përmbajtje.

XS
SM
MD
LG