Ndërlidhjet

Serbia mbyll dyqane e restorante në fundjavë


Pamje nga Beogradi.
Pamje nga Beogradi.

Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare.

Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës.

Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu.

Nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online nga java e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviq.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 4,500 raste të reja me koronavirus një ditë më parë, dhe 24 viktima të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Në përgjithësi, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 507,000 raste dhe mbi 4,600 viktima prej kur ka shpërthyer pandemia.

Më shumë se 1.5 milion banorë të Serbisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kineze, ruse, të kompanisë amerikane Pfizer, apo atë të kompanisë AstraZenenca.

Serbia, vend me 7 milionë banorë, është ndër vendet me më shumti persona të vaksinuar në Evropë.

XS
SM
MD
LG