Ndërlidhjet

Kosovë: Tetë viktima dhe 553 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) regjistroi të martën tetë viktima me koronavirus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)", është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit u identifikuan 553 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3.649 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 16 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e mposhtën 534 persona, derisa aktive janë 11.063 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 78.380 raste të infektimit.

Prej tyre 1.723 kanë vdekur.

Pesë gjëra që duhet t'i dini për COVID-19 dhe Kosovën
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:48 0:00

XS
SM
MD
LG