Ndërlidhjet

UNICEF: Një në pesë fëmijë nuk ka ujë të mjaftueshëm


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Mbi 1.42 miliard njerëz në të gjithë botën, përfshirë 450 milionë fëmijë, jetojnë në zona ku uji është i cenueshëm, thuhet në një analizë të publikuar nga Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Kjo, sipas raportit, do të thotë se një në pesë fëmijë në të gjithë botën nuk ka ujë të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e përditshme.

Të dhënat tregojnë se fëmijët në më shumë se 80 vende jetojnë në zona të tilla.

Afrika Lindore dhe Jugore kanë përqindjen më të lartë të fëmijëve që përballen me vështirësi në sigurimin e ujit të mjaftueshëm: 58 për qind.

Këto shtete pasohen nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore, Azia Jugore dhe Lindja e Mesme.

Kërkesa për ujë vazhdon të rritet në mënyrë dramatike, ndërsa burimet janë duke u zvogëluar, thuhet në raportin e UNICEF-it.

Sipas tij, përveç rritjes së shpejtë të popullsisë, sasitë e disponueshme të ujit të sigurt i zvogëlojnë edhe urbanizimi, keqpërdorimi i ujit dhe keqmenaxhimi, ndryshimi i klimës dhe ngjarjet ekstreme të motit.

XS
SM
MD
LG