Ndërlidhjet

Kina nis gjykimin e kanadezit të dytë, të akuzuar për spiunim


Michael Kovrig

Gjyqi i shtetasit të dytë kanadez, i akuzuar për spiunim në Kinë, nisi të hënën në Pekin.

Rasti i Michael Kovrigut po dëgjohet pas paraqitjes së Michael Spavorit në gjyq, nën të njëjtat akuza, të premten e kaluar.

Ata dy janë arrestuar dy vjet më parë, disa ditë pasi Kanadaja ka arrestuar vajzën e themeluesit të gjigantit kinez të telekomunikimeve, Huawei, me kërkesë të SHBA-së.

Gjyqi i Kovrigut po mbahet me dyer të mbyllura dhe nuk pritet ndonjë vendim i menjëhershëm.

Kovrig është ish-diplomat dhe ka punuar për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ndërsa Michael Spavor është biznesmen.

Ata janë në burg prejse janë arrestuar në vitin 2018 dhe përballen me dënime të gjata, nëse shpallen fajtorë.

Të dy janë akuzuar për “spiunim të sekreteve kombëtare” dhe ofrim të inteligjencës tek “entitetet e jashtme”.

Arrestimi i tyre i ka tensionuar marrëdhëniet midis Kanadasë dhe Kinës, ndërsa Otava e ka akuzuar Pekinin për “diplomaci të pengjeve”.

Pekini ka mohuar se arrestimet janë bërë në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vajzës së shefit të Huaweit.

XS
SM
MD
LG