Ndërlidhjet

Parlamenti armen i jep fund gjendjes së luftës


Ilustrim.

Ligjvënësit armenë kanë votuar për t’i dhënë fund gjendjes së luftës, para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në qershor të këtij viti.

Parlamenti ka shpallur gjendje lufte në shtator të vitit të kaluar, kur pati shpërthyer lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Konflikti, që ka shpërthyer më 27 shtator, është ndalur përmes një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, duke iu dhënë fund gjashtë javëve të armiqësive.

Si pasojë e konfliktit kanë vdekur mijëra ushtarë.

Kryeministri armen Nikol Pashinian është pajtuar javën e kaluar për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, me qëllim të zbutjes së krizës politike, të shkaktuar nga humbja e Armenisë në luftë.

Përfundimi i gjendjes së luftës është miratuar nga 118 ligjvënës, në parlamentin me 132 ulëse.

Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë atje, refuzojnë regjimin azerbajaxhanas.

Ata kanë menaxhuar vetë punët e tyre, me mbështetjen e Armenisë, prej kur trupat ushtarake të Azerbajxhanit dhe civilët azerbajxhanas janë larguar nga ky rajon dhe shtatë distrikte tjera, në luftën që ka përfunduar po ashtu me armëpushim, më 1994.

XS
SM
MD
LG