Ndërlidhjet

Pushimi pranveror në arsim bëhet javën e ardhshme


Shkolla Faik Konica në Prishtinë - fotografi arkivi

Ministria e Arsimit e Kosovës caktoi për javën e ardhshme pushimin pranveror të nxënësve të nivelit parauniversitar.

Ministrja Arbërie Nagavci tha në një postim në Facebook se pushimi pranveror do të fillojë më 6 prill, 2021, dhe do të përfundojë më 8 prill, 2021.

Datat 5 dhe 9 prill janë festa në Kosovë, andaj i bie që pushimi pranveror të zgjasë një javë të plotë.

Mësimi në arsimin parauniversitar do të vazhdojë nga data 12 prill, 2021.

Nagavci tha se vendimi për pushimin është marrë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kosova, javëve të fundit, po përballet me raste në rritje të të infektuarve me koronavirus.

Të mërkurën, autoritetet shëndetësore raportuan për 923 raste të reja pozitive, që është shifra më e lartë ditore e raportuar në këtë vit.

XS
SM
MD
LG