Ndërlidhjet

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re sfidon statusin e terroristit në gjykatë


Brenton Tarrant.
Brenton Tarrant.

Sulmuesi, i cili pati lënë të vdekur 51 persona në Zelandën e Re më 2019, është duke kërkuar rishikim të kushteve të tij të burgimit dhe të statusit të tij si “entitet terrorist”.

Supremacisti i bardhë Brenton Tarrant është dënuar në muajin gusht me burgim të përjetshëm, pa mundësi të lirimit me kusht, për vrasje të 51 personave dhe tentim-vrasje të 40 të tjerëve, në dy xhami në Kristçërç, më 15 mars të vitit 2019.

Ky njëherësh është konsideruar sulmi më i rëndë me të shtëna në historinë e këtij shteti.

Tarrant, me kombësi australiane, është personi i vetëm në Zelandën e Re që ka marrë statusin e terroristit.

Procesi i rishikimit gjyqësor do të mbahet në Gjykatën Supreme në Auklland të enjten, për të qartësuar çështjet që dëshiron të trajtojë Tarrant, kanë thënë autoritetet e gjykatës në Zelandën e Re.

Të dhënat e ofruara nga gjykata tregojnë se Tarrant do ta përfaqësojë veten në këtë proces.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG