Ndërlidhjet

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca


Një punonjëse shëndetësore mban një vaksinë AstraZeneca.
Një punonjëse shëndetësore mban një vaksinë AstraZeneca.

Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit.

Vendimi pason shqetësimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut. Zyrtarët thanë se 2.4 milionë dozat që posedon vendi, do të tërhiqen deri në një njoftim të ri.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se në bazë të studimeve, një në 40.000 njerëz është prekur nga mpiksja e gjakut. Ky është një rezultat më i lartë sesa ishte pritur.

Danimarka bëhet vendi i parë evropian që e ndalon plotësisht përdorimin e kësaj vaksine. Programi i imunizimit të këtij vendi pritet të vonohet për disa javë.

Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi për një lidhje të mundshme me mpiksjen e gjakut që shkaktohet nga kjo vaksinë. Por, megjithatë agjencia tha se rreziku për vdekje nga sëmundja COVID-19 është shumë më i madh.

A mund të besosh në AstraZeneca?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:11:48 0:00

Më parë, disa vende evropiane kishin pezulluar vaksinimet përmes kësaj vaksine.

Shumica kanë rinisur përdorimin e saj, mirëpo e kanë kufizuar për përdorim vetëm te grupmoshat më të vjetra. Të martën, SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian ndaluan vaksinën e Johnson&Johnson. Arsyeja ishte e ngjashme: rreziku nga mpiksja e gjakut.

AstraZeneca por edhe kompania Johnson & Johnson kanë thënë se efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla.

XS
SM
MD
LG