Ndërlidhjet

Kosova renditet e para në Kampionatin Evropian të Xhudos


Xhudistja Distria Krasniqi. Foto nga arkivi.
Xhudistja Distria Krasniqi. Foto nga arkivi.

Në Kampionatin Evropian të Xhudos, të mbajtur këtë vit në Portugali, përfaqësuesja e Kosovës është renditur e para në listë.

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medalje të arta, Nora Gjakova ka zënë vendin e tretë në kategorinë e saj derisa Loriana Kuka e Laura Fazilu janë renditur të pestat, secila në kategorinë e vet.

Trajneri Driton Kuka ka shpërndarë me krenari rezultatet e garave, që janë zhvilluar ditëve të fundit.

“Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroi medaljet e para elitare për shtetin tonë sivjet”, ka thënë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

XS
SM
MD
LG