Ndërlidhjet

IKSHPK: 5 viktima dhe 327 të infektuar me koronavirus


Një punonjëse mjekësore kalon pranë bombolave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë, 27 nëntor 2020.
Një punonjëse mjekësore kalon pranë bombolave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë, 27 nëntor 2020.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën janë regjistruar edhe 5 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktimat janë nga: Kamenica, Malisheva, Mitrovica, Prishtina dhe Vushtrria.

Në bazë të raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 3.104 testime të bëra.

Pra, 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv në COVID-19.

Të shëruar nga sëmundja konsiderohen edhe 508 pacientë, ndërsa raste aktive janë 9.485.

Kosova ka shënuar rastet e para me koronavirus në muajin mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 28 prill, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar gjithsej 104.717 persona, prej të cilëve 93.079 janë shëruar ndërsa 2.153 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG