Ndërlidhjet

Vdes astronauti që mori pjesë në misionin e Apollo 11


Michael Collins.
Michael Collins.

Astronauti amerikan, Michael Collins - një nga tre anëtarët e ekuipazhit të misionit të parë me njerëz në Hënë, Apollo 11 më 1969 - ka vdekur në moshën 90 vjeç, tha familja e tij.

Ai vdiq të mërkurën pas një beteje me sëmundjen e kancerit.

“Ditët e fundit të jetës së tij ai i kaloi në paqe, me familjen e tij", u tha në njoftim.

Collins kishte qëndruar në modulin komandues të Apollo 11 në orbitën hënore ndërsa kolegët e tij, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ecnin në Hënë.

Ai shpesh është përshkruar si astronaut i tretë dhe "i harruar" në misionin historik, por Collins qëndroi vetëm për më shumë se 21 orë derisa dy kolegët e tij u kthyen në modulin e Apollo 11.

Collins lindi në Romë më 31 Tetor 1930. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Amerikane në West Point, Nju Jork, duke u diplomuar më 1952.

Aldrin, 91 vjeç, është tani i vetmi anëtar i mbijetuar i misionit.

XS
SM
MD
LG