Ndërlidhjet

IKSHPK: 9 viktima dhe 269 raste të reja me COVID-19


Një pacient me COVID-19 trajtohet me oksigjeno terapi nga stafi mjekësor në spitalin e Pejës në Kosovës.
Një pacient me COVID-19 trajtohet me oksigjeno terapi nga stafi mjekësor në spitalin e Pejës në Kosovës.

Të enjten në Kosovë janë regjistruar edhe 9 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusit i ri. Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga dy raste janë në Prizren dhe Prishtinë ndërsa nga një rast në Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Lipjan.

Në raportin për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë testuar edhe 3.262 mostra të dyshimta, nga rezultatet e të cilave kanë dalë edhe 269 persona të infektuar me koronavirus.

Pra 8.2 për qind e të testimeve kanë dalë pozitive.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 449 pacientë ndërsa raste aktive janë 9.296.

Që nga marsi i vitit 2020 dhe deri më 29 prill 2021 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 104.986 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 93.528 janë shëruar ndërsa 2.162 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG