Ndërlidhjet

Turqia lehtëson disa masa të izolimit


Pasagjerët mbajnë maska mbrojtëse në aeroportin e Stambollit.

Te dielën (16 maj 2020) ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Në vendimin e ri, që nis të zbatohet nga e hëna deri më 1 qershor, ministria tha se synon të arrijë një "normalizim gradual".

Qendrat tregtare do të jenë në gjendje të rihapen ndërsa disa biznese do të mbesin të mbyllura, përfshirë palestrat dhe kafenetë, por restorantet do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimin “merr me vete”. Pastaj, procesi mësimor për parashkollorët do të rinis në objekte, por klasat e larta do të vazhdojnë mësimin në distancë.

Turqit mund të kthehen në vendet e tyre të punës por do të duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe gjithë ditën e shtunë dhe e diel. Nëpunësit civilë do të vazhdojnë të punojnë në distancë ose në ndërrime në zyra. Nga vendimi përjashtohen turistët dhe punëtorët e huaj me leje speciale.

Qytetarët e moshuar të pavaksinuar mbi 65 vjeç do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite, gjatë ditëve të javës.

Turqia hoqi disa kufizime në muajin mars duke bërë që numri i të infektuarve me koronavirusin e ri të rritet. Në muajin prill autoritetet vendosën masën e izolimit të plotë pas regjistrimit të deri në mbi 60, 000 raste në ditë.

Të shtunën u raportuan 11.472 raste të reja me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, ky vend ka shënuar 44.537 vdekje nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.

XS
SM
MD
LG