Ndërlidhjet

Edhe dy viktima dhe 55 raste të reja me COVID-19, thotë IKSHPK


Një punonjëse shëndetësore në një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë. Foto nga arkivi.
Një punonjëse shëndetësore në një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë. Foto nga arkivi.

Dy raste të reja të vdekjeve nga COVID-19 janë regjistruar nga ana e autoriteteve shëndetësore në Kosovë. Viktimat janë nga Prishtina dhe Skenderaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të enjten (20 maj) se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 55 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, bazuar në 3.134 mostra të testuara.

Shifra prej 55 do të thotë se 1.7 për qind e të testuarve kanë dalë pozivitë.

IKSHPK në raportin ditor për situatën epidemiologjike ka thënë se janë shëruar edhe 331 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 3.940.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107.120 pacientë me këtë virus, prej të cilëve 100.943 janë shëruar ndërsa 2.237 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG