Ndërlidhjet

Mbahet testi i arritshmërisë 


Mbajtja e testit të arritshmërisë në Shkollën "Ismail Qemaili" në Prishtinë.
Mbajtja e testit të arritshmërisë në Shkollën "Ismail Qemaili" në Prishtinë.

Rreth 26 mijë nxënës në gjithë Kosovën i janë nënshtruar testit të arritshmërisë që mbahet pas përfundimit të klasës së nëntë.

Ministria e Arsimit në Kosovë ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, që të respektohen plotësisht rregullat dhe masat kundër COVID-19.

Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, nxënësit duhet të ulen nga një në bankë, kurse brenda një klase do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.

Testi ka gjithsej 100 pyetje nga gjuha shqipe, matematika, gjuha angleze si dhe nga lëndë të tjera të cilat nxënësit i kanë mësuar nga klasa e 6 deri në klasën e 9.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor.

XS
SM
MD
LG