Ndërlidhjet

Kryeministri i Luksemburgut diagnostikohet me koronavirus


Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, doli pozitiv me koronavirus, njoftoi zyra e tij.

Deklarata vjen pasi Bettel, javën e kaluar, mori pjesë në një samit të Bashkimit Evropian, së bashku me udhëheqës të tjerë të bllokut.

Në deklaratë, megjithatë, thuhet se asnjëri nga 26 udhëheqësit e tjerë të BE-së, nuk konsiderohet rast kontakti.

Bettel, 48 vjeç, raportohet se ka simptoma të lehta, përfshirë ethe dhe dhimbje koke.

Ai planifikon të qëndrojë në shtëpi për dhjetë ditë dhe të vazhdojë punën.

Bettel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, në fillim të majit.

Ai ka folur në samitin e BE-së, javën e kaluar, për betejat e tij personale për t’u pranuar si homoseksual, teksa ka kritikuar ashpër Hungarinë për miratimin e ligjeve kundër këtij komuniteti.

XS
SM
MD
LG