Ndërlidhjet

Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID-19, njofton IKSHPK


Ilustrim.
Ilustrim.

Të mërkurën në Kosovë është regjistruar edhe një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Viktima është nga komuna e Gjakovës.

Njoftimi është bërë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), sipas të cilit, në 24-orëshin paraprak, janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në 1.575 mostra të testuara.

Sipas IKSHPK-së, të shëruar nga sëmundja u shënuan edhe 8 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 152.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,819 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,262 kanë vdekur, ndërsa 105,405 janë shëruar.

Deri të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 236.035 doza të vaksinës, ndërsa 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

XS
SM
MD
LG