Ndërlidhjet

Raportohet për 7 vrarë në Aeroportin e Kabulit


Një ushtar amerikan drejton armën drejt një pasagjeri afgan në aeroportin e Kabulit në Kabul, 16 gusht 2021.

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë kanë thënë se nga kaosi në aeroportin e Kabulit këtë mëngjes kanë mbetur të vrarë shtatë persona, përfshirë disa që ranë nga një aeroplan ushtarak amerikan që po largohej nga aeroporti, raporton AP.

Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të jepnin informacione publikisht mbi operacionet.

Më herët, agjencia Reuters citoi dëshmitarët të kenë thënë se pesë persona janë vrarë të hënën (16 gusht) në Aeroportin e Kabulit në Afganistan.

Mijëra njerëz janë përpjekur të ikin nga Afganistani, pasi një ditë më parë talibanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul.

Pentagoni tha më 16 gusht se trupat amerikane vranë dy persona pasi u ata ishin të armatosur dhe kishin bërë kërcënime.

Zyrtarët nuk treguan se si vdiqën pesë të tjerët, por videoja e publikuar nga aeroporti tregoi qindra njerëz që përpiqeshin të futeshin me forcë në një avion në lëvizje.

Autoritetet amerikane thanë se ishin të detyruar të mbyllnin aeroportin përkohësisht për të rivendosur rendin dhe për të pastruar pistën nga njerëzit në mënyrë që fluturimet të mund të rifillonin.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti.

Trupat amerikane janë duke kontrolluar aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ndërkohë që banorë të dëshpëruar janë duke tentuar të ikin nga shteti.

Duke cituar ‘situatën e përkeqësuar” në Afganistan, përmes një deklarate të përbashkët, më shumë se 60 shtete, kanë thënë se “ata që kanë pushtet dhe autoritet në Afganistan, kanë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe pronave të njerëzve, si dhe për rikthimin e menjëhershëm të sigurisë”.

XS
SM
MD
LG