Ndërlidhjet

Më 26 shtator Zvicra vendos për martesat mes gjinisë së njëjtë


Corinne Guntern dhe Anouk Oswald, një çift i ri lezbike, jashtë një lokali në Cyrih, Zvicër, 8 shtator 2021.
Corinne Guntern dhe Anouk Oswald, një çift i ri lezbike, jashtë një lokali në Cyrih, Zvicër, 8 shtator 2021.

Të dielën (26 shtator) qytetarët zviceranë do të vendosin përmes referendumit nëse do të lejojnë që çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë.

Sipas Euronews sondazhet e fundit thonë se 63% e të anketuarve e mbështesin reformën "Martesa për të gjithë", 35% janë kundër dhe 2% të pavendosur.

Fushata ka qenë mjaft e polarizuar mes mbështetësve të komunitetit LGBT+ dhe kundërshtarëve konservatorë.

Aktivistët e të drejtave LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksualë +) në vende të tjera në Evropë thonë se lufta e tyre për martesat homoseksuale është vënë në rend të dytë për shkak të çështjeve më urgjente siç është trajtimi i krimit të urrejtjes.

Nëse referendumi kalon, atëherë Zvicra mund të bëhet një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon martesat mes të njëjtës gjini.

Të drejtat e komunitetit LGBT+ në vendet më konservatore evropiane janë përkeqësuar vitet e fundit.

"Klima politike është shumë më pak e favorshme krahasuar me disa vjet më parë", tha Evelyne Paradis, kreu i ILGA-Europe, një grup që mbron të drejtat e këtij komuniteti, raporton Reuters.

Retorika anti-LGBT+ nga politikanët evropianë është në rritje, paralajmëroi ILGA-Europe në fillim të këtij viti. Në veçanti qeveritë nacionaliste të Polonisë dhe Hungarisë kanë shënjestruar të drejtat e këtij komuniteti.

Në muajin qershor, përpara një samiti të BE-së, udhëheqësit e 17 nga 27 vendet anëtare të bllokut nënshkruan një letër që dënonte çdo formë diskriminimi bazuar në orientimin seksual, duke thënë se "respekti dhe toleranca janë në thelbin e projektit evropian".

XS
SM
MD
LG