Ndërlidhjet

KFOR-i patrullon afër bllokadave në Jarinjë


KFOR-i patrullon afër bllokadave në Jarinjë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:59 0:00

Që nga e hëna e javës së kaluar, rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga qytetarët serbë në veri të Kosovës. Gjatë ditës së hënë, afër pikës kufitare në Jarinjë, janë parë ushtarë të KFOR-it, të cilët kanë patrulluar përgjatë bllokadës së krijuar nga kamionët dhe automjetet tjera të vendosura në rrugë. Afër pjesës ku janë të vendosura njësitë speciale të Policisë së Kosovës, pasditen e 27 shtatorit kanë qëndruar edhe disa vetura të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Bllokimi i rrugëve nga serbët ka nisur pasi Qeveria e Kosovës, më 20 shtator, ka marrë vendim për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë. Me këtë vendim, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme. Masa të ngjashme ndaj automjeteve me targa të Kosovës, Serbia zbaton tash e sa vite.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG