Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 17 raste të reja me COVID-19


Brenda Klinikës Infektive në QKUK, Prishtinë - Foto nga arkivi.
Brenda Klinikës Infektive në QKUK, Prishtinë - Foto nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, njoftoi se më 26 nëntor, 17 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga gjithsej 1.263 mostra të testuara për COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 157.748.

Në anën tjetër, që nga fillimi i vaksinimit, sipas Ministrisë së Shëndetësis,ë deri tash janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës, derisa 759.901 qytetarë janë imunizuar me dozën e dytë.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç.

Në Kosovë jepen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan ta marrin.

XS
SM
MD
LG