Ndërlidhjet

Kosova regjistron 107 raste pozitive me COVID-19


Spitali ku trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Gjilan.
Spitali ku trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Gjilan.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas MSH-së, “nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”.

MSH-ja raporton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje ndërkohë që raportohen katër raste të qytetarëve që janë shëruar nga COVID-19.

Në nivel vendi mbesin gjithsej 740 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë në 24 orët e fundit sipas MSH-së janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot sipas MSH-së 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

XS
SM
MD
LG