Ndërlidhjet

Kosova regjistron 264 raste me COVID-19


Spitali ku trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Gjilan.
Spitali ku trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Gjilan.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 264 raste me COVID-19.

“Nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve me COVID-19.

Të premten më 7 janar janë raportuar gjithsej 144 raste pozitive.

Në total numri i rasteve aktive sipas MSH-së është 1.251.

Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç, ndërkaq personat mbi 18 vjeç që kanë marrë dozat e dyta para tre muajsh, mund të marrin edhe dozën përforcuese dhe atë të tretë.

XS
SM
MD
LG