Ndërlidhjet

Vdesin dy persona në aksident trafiku në Prishtinë


Vendi i aksidentit në rrugë Prishtinë-Podujevë.
Vendi i aksidentit në rrugë Prishtinë-Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur paraditen e së dielës rreth orës 9.30.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri automjete ku të lënduar kanë mbetur edhe nëntë persona të tjerë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e rastit.

XS
SM
MD
LG