Ndërlidhjet

Eklipsi i plotë hënor krijon fenomenin e rrallë të “Hënës së Përgjakur”

Eklipsi hënor përkoi këtë të hënë me një ngjarje të veçantë, një super-Hënë. Kjo ndodh kur Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe si rrjedhojë duket më e madhe se zakonisht. Në Evropë, fenomeni ishte më pak i dukshëm, por në Amerikë, në zonat nën qiell të pastër pati një spektakël të plotë.

Në foto shihen pamjet magjepsëse të këtij fenomeni natyror. Në disa momente Hëna shfaqet e plotë dhe me një ngjyrë të veçantë. Një eklips hënor është një fenomen astronomik. Kur Toka kalon midis Hënës dhe Diellit, hija e Tokës e shkaktuar nga rrezet e Diellit projektohet mbi Hënë. Lloji dhe kohëzgjatja e një eklipsi hënor varet nga pozicioni i hënës në lidhje me nyjën e saj orbitale.

Gjatë këtij eklipsi, ngjyra e kuqe Hënës u krijua nga drita e Diellit që projektohej përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës. (Përgatiti: Besmir Nenaj)


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG