Ndërlidhjet

Charles III shpallet edhe zyrtarisht mbret

Mbreti Charles III.
Mbreti Charles III.

Charles III është shpallur të shtunën edhe zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II më 8 shtator.

Ceremonia është mbajtur në Pallatin Shën James në Londër.

“Jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat e përgjegjësitë e sovranitetit që janë tani mbi mua”, ka thënë mbreti Charles III përgjatë ceremonisë.

Pas përfundimit të ceremonisë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 200 persona, lajmi për mbretin e ri i është kumtuar publikut nga ballkoni.

Më pas kanë luajtur trumbetat dhe është lëshuar himni kombëtar.

Flamujt, që kanë qenë në gjysmë-shtizë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, janë ngritur sërish lart, pas takimit të të ashtuquajturit Këshill i Aderimit.

Në një prej vendimeve të para, mbreti ka vendosur që dita e varrosjes së Mbreterëshës Elizabeta II, të jetë ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndonëse data e saktë nuk dihet ende.

Përgjatë ditës, mbreti pritet të marrë edhe vendime tjera, para se flamujt të kthehen sërish në gjysmë-shtizë të dielën.

Ky njoftim vjen pasi mbreti është zotuar se do të ndjekë rrugën e “nënës së tij të dashur” për t’i shërbyer kombit.

Ai i ka bërë këto deklarata, në një fjalim emocional më 9 shtator.

Përgjatë fjalimit televiziv, ai e ka kujtuar dashurinë dhe humorin e mirë të nënës së tij, e cila ka qenë në fron për 70 vjet.

Charles është bërë mbret në momentin që i ka vdekur nëna, mirëpo sipas traditave, Këshilli i Aderimit mblidhet sa më shpejt që është e mundur për të shpallur pasardhësin.

Në këtë takim, mbreti ka mbajtur një fjalim për vdekjen e mbretëreshës dhe më pas është betuar për të mbrojtur Kishën e Skocisë - sepse në Skoci pushteti ndahet në mes të kishës dhe shtetit.

Elizabeth II: Simboli i fuqisë dhe karakterit britanik
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:54 0:00

Në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë Camilla, gruaja e Charlesit, dhe djali i tij William, princi i ri i Uellsit.

Të premten, Charles është takuar me turmat që janë mbledhur jashtë Pallatit Backingham në Londër.

Njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur, “Zot, ruaje mbretin!”

Dita e parë pa Mbretëreshën

Një vajzë e vogël vendos lule në Pallatin Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
1/8 Një vajzë e vogël vendos lule në Pallatin Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Një oficer policie qëndron si roje para Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
2/8 Një oficer policie qëndron si roje para Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Lule dhe dedikime janë fotografuar jashtë Pallatit Bakingam në Londër më 9 shtator 2022, një ditë pasi Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare.<br />
<br />
&quot;Goodbye, English rose Queen Elizabeth II&quot;, që do të thotë &quot;Lamtumirë, trëndafili anglez Mbretëresha Elizabeth II&quot;, shkruan në njërin nga to.&nbsp;
3/8 Lule dhe dedikime janë fotografuar jashtë Pallatit Bakingam në Londër më 9 shtator 2022, një ditë pasi Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare.

"Goodbye, English rose Queen Elizabeth II", që do të thotë "Lamtumirë, trëndafili anglez Mbretëresha Elizabeth II", shkruan në njërin nga to. 
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Camilla, ecin mes turmës së njerëzve jashtë Pallatit Bakingam&nbsp;në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
4/8 Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Camilla, ecin mes turmës së njerëzve jashtë Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Një burr vendos lule në Pallatin Bakingam në Londër dhe përulet para&nbsp;Mbretëreshës së ndjerë. 9 shtator 2022.
5/8 Një burr vendos lule në Pallatin Bakingam në Londër dhe përulet para Mbretëreshës së ndjerë. 9 shtator 2022.
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Fotografia e portretit të Mbretëreshës Elizabeth II qëndron mes buqetave me lule dhe dedikimeve për të, jashtë portave të Kështjellës Uindsor në Angli. 9 shtator 2022.
6/8 Fotografia e portretit të Mbretëreshës Elizabeth II qëndron mes buqetave me lule dhe dedikimeve për të, jashtë portave të Kështjellës Uindsor në Angli. 9 shtator 2022.
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Një grua bën një fotografi derisa njerëzit ecin pranë imazhit të Mbretëreshës Elizabeth II në stacionin Pancras në Londër, pas vdekjes së saj. 9 shtator 2022.&nbsp;
7/8 Një grua bën një fotografi derisa njerëzit ecin pranë imazhit të Mbretëreshës Elizabeth II në stacionin Pancras në Londër, pas vdekjes së saj. 9 shtator 2022. 
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Një grua e mërzitur para Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
8/8 Një grua e mërzitur para Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.
Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Previous slide
Next slide

Përgjatë fjalimit të së premtes, mbreti e ka pranuar se jeta e tij tani ka ndryshuar, duke thënë se nuk do të mund të japë më “aq shumë energji” në bamirësi dhe çështje që ka mbështetur teksa ka qenë në pritje të fronit.

Monarku 73-vjeçar ka thënë se shpreson që, pavarësisht dhimbjes së popullit britanik për vdekjen e mbretëreshës, njerëzit në Mbretëri të Bashkuar dhe Komonuelth “do ta kujtojnë atë dhe do të marrin fuqi nga drita e shembullit të saj”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG