Pas fjalimit të Mbretit Charles III, në Katedralen e Shën Palit në Londër u mbajt ceremonia përkujtimore për Mbretëreshën.
Në këtë ceremoni morën pjesë figura të larta shtetërore, mes tyre edhe kryeministrja e Britanisë, Liz Truss.
"Ne nuk jetojmë për veten tonë dhe nuk vdesim për veten tonë; nëse jetojmë, jetojmë për Zotin, dhe nëse vdesim, vdesim për Zotin... pra jemi të Zotit", tha Truss.
Mbretëresha vdiq në Kështjellën e Balmoralit në Skoci, në moshën 96-vjeçare.
Mijëra njerëz u mblodhën në Londër afër Pallatit Bakingam, duke vendosur aty kurora me lule.
Skena të ngjashme u panë edhe pranë shtëpisë së Mbretëreshës në Kështjellën Uindsor dhe kështjellat gjetkë në Mbretërinë e Bashkuar, për të nderuar monarken që qëndroi në fron për 70 vjet.
Dy gra duke i bërë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II.
Flamujt u ulën në gjysmë të shtizës në shumë vende të botës, përfshirë Uashingtonin, Berlinin e Brukselin, ndërsa në Paris, Kulla Ajfell fiku dritat në mesnatë në nderim të Mbretëreshës.
Liderët botërorë çmuan lart kontributin e Mbretëreshës Elizabeth, qëndrueshmërinë dhe sensin e saj të humorit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ajo ishte “një mbretëreshë me zemër të mirë” dhe një “mike e Francës”.
Presidentët amerikanë kujtojnë Mbretëreshën
Presidenti amerikan, Joe Biden - që për herë të parë takoi Mbretëreshën 40 vjet më parë - tha se ajo ishte “më shumë se një monarke - ajo definoi një epokë”.
Duke kujtuar vizitën e tij më 2021 në Mbretërinë e Bashkuar, Biden tha se ajo “na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë dhe ndau me ne mençurinë e saj”.
Mbretëresha Elizabeth II, gjatë mbretërimit të saj, kishte takuar 13 presidentë të SHBA-së.
Presidenti amerikan, Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, dhe Mbretëresha Elizabeth II.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Mbretëresha “magjepsi botën” me “mbretërimin e saj me mirësi, me elegancë dhe me një punë të palodhur etike”.
Edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “nuk do të harrojë kurrë miqësinë e saj, mençurinë dhe sensin e mrekullueshëm të humorit”.
“Çfarë zonje madhështore dhe e bukur ishte ajo - nuk kishte asnjë si ajo”, tha Trump në platformën e tij online, Truth Social.
Ish-presidenti tjetër amerikan, George W Bush, reflektoi për takimin e tij me Mbretëreshën dhe qentë e saj korgi. Ai e përshkroi Mbretëreshën si njeri “me intelekt të madh, hijeshi dhe zgjuarsi”.
Ish-presidenti amerikan, George W Bush, dhe Mbretëresha Elizabeth II në Shtëpinë e Bardhë, më 7 maj 2007.
Në Kanada - ku Mbretëresha Elizabeth ishte kryetare shteti - kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se ajo kishte “një dashuri të madhe për kanadezët”.
“Në një botë komplekse, vendosmëria dhe qëndrueshmëria e saj solli rehati për të gjithë ne”, tha ai, duke shtuar se do t’i mungojnë bisedat me të.
“Ajo ishte një ndër njerëzit e mi më të preferuar në botë dhe do të më mungojë”, tha Trudeau, duke mbajtur lotët.
Jeta në fotografi: Mbretëresha Elizabeth II
1/19Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Andrew, në shërbesën për Princin e ndjerë Philip, Dukën e Edinburgut, në Westminster Abbey, në Londër, Britani, 29 mars 2022.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/19Anëtarët e familjes mbretërore britanike pozojnë rreth Princeshës Elizabeth dhe Filipit, Dukës së Edinburgut, në ditën e tyre të dasmës, 20 nëntor 1947.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/19Princesha Elizabeth, 16 tetor 1951.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/19Elizabeth merr Shpatën e Shtetit nga Kryepeshkopi i Canterburyt para ceremonisë së kurorëzimit të saj në Westminster Abbey, 2 qershor 1953.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/19Mbretëresha Elizabeth II në ditën e saj të kurorëzimit, 2 qershor 1953, gati 1 vit e gjysmë pasi ajo u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj, George VI, më 6 shkurt 1952. Kurorëzimi i saj ishte i pari që u transmetua në televizion.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/19Mbretëresha me familjen e saj në Kalanë Balmoral më 1960.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/19Mbretëresha me Princin Charles dhe gruan e tij Lady Diana, më 1981.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/19Mbretëresha (majtas) dhe ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher, më 1995.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/19Mbretëresha Elizabeth II përshëndetet nga dashamirës gjatë një vizite në spitalin e rinovuar "Mbretëresha Elizabeth" në Londër më 2001.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/19Mbretëresha Elizabeth II dhe presidenti rus, Vladimir Putin, Londër, 24 qershor 2003.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/19Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip në një ceremoni për Jubileun e Diamanttë në Londër, nëntor 2007.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/19Djali i madh dhe trashëgimtari i mbretëreshës, Princi Charles, më 2009.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/19Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Philip, ecin nëpër Galerinë Mbretërore në Pallatin e Westminsterit gjatë hapjes së Parlamentit në Londër, maj 2010.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/19Mbretëresha Elizabeth II më 5 shkurt 2012, në prag të Jubileut të saj të Diamanttë.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/19Një monedhë prej 2 paundësh me portretin e ri të Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II më 2 mars 2015. Ky është portreti i pestë i Mbretëreshës që u përdor në një monedhë britanike gjatë mbretërimit të saj.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/19Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II mbi një pony në Windsor.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/19Princi Charles i Britanisë, majtas, me Mbretëreshën Elizabeth II, Princin Louis, stërnipin e saj, duke mbuluar veshët me duar, pranë nënës së tij Kate Dukeshës së Kembrixhit dhe Princeshës Charlotte, vajzës së saj, në të djathtë, duke festuar 70 vjet të mbretërimit në fron.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
18/19Mbretëresha Elizabeth II më 15 korrik 2022.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
19/19Mbretëresha Elizabeth e Britanisë mirëpriti Liz Truss gjatë një takimi ku ajo ftoi lideren e sapozgjedhur të Partisë Konservatore të bëhej kryeministre dhe të formonte Qeverinë e re, në Kalanë Balmoral, Britani, 6 shtator 2022.
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se “përkushtimi i saj për pajtimin gjermano-britanik pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, do të mbetet i paharruar”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, që ka takuar Mbretëreshën disa herë, i shprehu “ngushëllimet më të thella” Mbretit Charles III, trashëgimtarit të fronit britanik.
“Ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Mbretërisë së Bashkuar janë të lidhura me emrin e Mbretëreshës. Për shumë dekada, Mbretëresha gëzoi dashuri dhe respekt, por edhe autoritet në skenën botërore”, tha Putin.
Mbretëresha Elizabeth II dhe Vladimir Putin, duke arrritur në Pallatin Bakingam më 2003.
Rusia është nën sanksione të shteteve perëndimore, përfshirë edhe Britaninë, për shkak të luftës në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është “pikëlluar thellë” kur ka marrë lajmin për vdekjen e Mbretëreshës britanike.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “ndjeshmëria dhe aftësia e Mbretëreshës për t’u lidhur me çdo gjeneratë që kalonte, ishte një shembull i udhëheqjes së vërtetë”.
Në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani tha se “ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme”.
“Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Familjet mbretërore shprehin ngushëllime
Mbreti Willem-Alexander i Holandës – që është kushëriri i pestë i Mbretëreshës – tha se ai dhe Mbretëresha Maxina e kujtojnë Mbretëreshën britanike si person “të palëkundur dhe të mençur”.
Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf – po ashtu një kushëri i largët i Mbretëreshës Elizabeth – tha se ajo ishte “gjithmonë një mike e dashur e familjes dhe një lidhje e çmueshme me historinë që ndajnë familjet tona”.
Në Belgjikë, Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde thanë se ajo ishte “një personalitet i jashtëzakonshëm, e cila gjatë mbretërimit të saj tregoi dinjitet, kurajë dhe devocion”.
Në Arabinë Saudite, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës dërguan telegrame ngushëlluese, duke e cilësuar Mbretëreshën britanike si model për udhëheqje.
Mbetëresha Elizabeth II ishte monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo mori fronin në vitin 1952. Trashëgimtar i fronit është djali i saj i madh, Charles, ish-Princ i Uellsit, i cili do të njihet me emrin Mbreti Charles III.