Guterres: “Të paimagjinueshme” dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Pakistan
Guterres: “Të paimagjinueshme” dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Pakistan
Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë vizitës me banorë të Pakistanit.
Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vizituar të shtunën rajonet e goditura nga vërshimet në Pakistan.
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të javëve më parë, dhjetëra mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
“E paimagjinueshme”, ka thënë Guterres pasi ka parë nga lart situatën në provincat Baloçistan dhe Sind, nën shoqërinë e kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif .
Shefi i OKB-së i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndajë ndihma të mëdha financiare për këtë shtet.
Trashëgimia mijëravjeçare e Pakistanit, në rrezik nga shirat
1/9Rrënojat e Mohenjo-daro - një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që ndodhet në provincën jugore Sindh, pranë lumit Indus - konsiderohen ndër vendbanimet urbane më të ruajtura në Azinë Jugore. Ato u zbuluan në vitin 1922 dhe, deri më sot, misteri rrethon zhdukjen e qytetërimit të tyre, i cili përkoi me ato të Egjiptit të lashtë dhe Mesopotamisë.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
2/9Dikur qendra e një qytetërimi të fuqishëm, Mohenjo-daro ishte një nga qytetet më të hershme në botë - një metropol i epokës së bronzit që mburrej me tualete dhe sisteme uji dhe mbeturinash, që konkurronte standardet moderne.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
3/9Rreth 5.000 vjet më vonë, arkeologët besojnë se rrënojat mund të zbulojnë sekretet e njerëzve të Luginës Indus, që morën hov rreth 3.000 vjet para Krishtit në atë që tani është India dhe Pakistani.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
4/9Përmbytjet e fundit nuk kanë goditur drejtpërdrejt Mohenjo-daron, por shirat e dendura kanë shkaktuar dëme, tha Ahsan Abbasi, kurator i faqes.
"Disa mure të mëdha që u ndërtuan gati 5.000 vjet më parë janë shembur për shkak të shirave të monsune", tha Abbasi.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
5/9Pika historike "Stupa budiste", një strukturë e madhe hemisferike e lidhur me adhurimin, meditimin dhe varrimin, mbetet e paprekur, tha Abbasi. Por, reshjet kanë dëmtuar disa mure të jashtme dhe gjithashtu mure më të mëdha që ndajnë dhomat.
Puna për riparimin nën mbikëqyrjen e arkeologëve ka nisur.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
6/9Megjithëse përmbytjet kanë prekur të gjithë Pakistanin, provinca Sindh ka qenë ndër më të goditurat. Më 5 shtator, inxhinierët e ushtrisë kanë bërë një prerje të dytë në një pendë në liqenin Manchar, liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në Pakistan, për të liruar ujërat në rritje me shpresën për të shpëtuar qytetin e afërt Sehwan nga përmbytjet e mëdha.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
7/9Uji nga liqeni ka përmbytur tashmë dhjetëra fshatra aty pranë, duke detyruar qindra familje të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Pakistan ka rënë gati 190 për qind më shumë shi se mesatarja 30-vjeçare në korrik dhe gusht, dhe në Sindh 466 për qind më shumë se mesatarja.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
8/9Lumi Indus, i përmbytur. Provinca Sindh, më 31 gusht.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha më 7 shtator se disa pjesë të vendit dukeshin "si një det", pasi vizitoi disa nga zonat e goditura nga përmbytjet, ku numri i të vdekurve ka arritur në 1.300.
"Nuk do ta besoni shkallën e shkatërrimit atje", u tha Sharif gazetarëve. "Është njësoj si një det".
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
9/9Shumë ekspertë ia atribuojnë shirat monsune ndryshimit të klimës. Javën e kaluar, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje botës që të ndalojë “ecjen në gjumë” gjatë krizës. Ai planifikon të vizitojë zonat e goditura nga përmbytjet në Pakistan më 9 shtator.
Sipas zyrtarëve pakistanezë, Guterres do të udhëtojë në Sindh, por është e paqartë nëse ai do të vizitojë vendin arkeologjik.
Vendi i lashtë arkeologjik i Mohenjo-daro tani është në rrezik të shkatërrohet në Pakistanin e dërrmuar nga përmbytjet, ku shirat e dendura monsune kanë marrë më shumë se 1.300 jetë dhe kanë lënë miliona njerëztë pastrehë.
(Përgatiti: Erjonë Popova)
Previous slide
Next slide
Guterres ka thënë se Pakistani është një prej 15 pikave që rrezikohen më shumë nga ndryshimet klimatike, andaj i ka bërë thirrje botës që të ofrojë “mbështetje masive”, ashtu që shteti t’i shmanget ndonjë katastrofe tjetër.
Sipas tij, ajo që po bën OKB-ja për Pakistanin “është vetëm pikë në oqean, në krahasim me atë që duhet të bëhet”.
Guterres do të qëndrojë për dy ditë në Pakistan, me qëllim të ndërgjegjësimit të komunitetit ndërkombëtar për situatën pas vërshimeve.
Si pasojë e shirave kanë vdekur 1.396 njerëz, një e treta e të cilëve kanë qenë fëmijë.
Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu.
Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave tjerë.