Ndërlidhjet

Osmani: Në Kosovë nuk do të ketë më kurrë policë e ushtarë të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Një ditë më parë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë.

Ai ka thënë se një vendim i tillë do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.

Rezoluta 1244

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

Osmani i ka konsideruar këto deklarata si kërcënime të hapura për agresion policor dhe ushtarak.

“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

Presidentja e Kosovës e ka dënuar edhe plagosjen e një zyrtari policor në rajonin verior më 8 dhjetor, duke e konsideruar një akt të tillë si veprim kriminal.

Policia ka thënë se njësitë që kanë qenë në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata” nga një veturë me targa KM.

Sipas autoriteteve shëndetësore, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Osmani ka dënuar edhe sulmet ndaj gazetarëve, pas njoftimit se në mëngjesin e 9 dhjetorit, në pjesën veriore është sulmuar një ekip i mediumit kallxo.com.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ky ekip është sulmuar nga "një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike”.

Osmani ka bërë thirrje që autoritetet e drejtësisë të mbajnë përgjegjës personat e përfshirë në këto akte.

Situata në veri nëpërmjet fotografive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar praninë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi ka prioritet "ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët".
1/13 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar praninë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi ka prioritet "ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët".
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rritja e prezencës policore ishte “e domosdoshme” pas incidenteve të fundit në këtë pjesë të vendit.
2/13 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rritja e prezencës policore ishte “e domosdoshme” pas incidenteve të fundit në këtë pjesë të vendit.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është&nbsp;<strong><a href="https://www.evropaelire.org/a/sulmohet-policia-e-kosoves-/32168656.html" target="_self">lënduar&nbsp;</a></strong>lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.&nbsp;Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka<strong>&nbsp;</strong><a href="https://www.evropaelire.org/a/policia-e-kosoves-veri-/32168157.html"><strong>shtuar</strong>&nbsp;</a>prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
3/13 Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Më 6 dhe 7 dhjetor, në komunat në veri të Kosovës ka pasur incidente me armë zjarri dhe me granata. Incidentet më 6 dhjetor ndodhën teksa policia po përcillte zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, pasi autoritetet zgjedhore po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet për kryetarë komune në veri të Kosovës, të caktuara për 18 dhjetor.
4/13 Më 6 dhe 7 dhjetor, në komunat në veri të Kosovës ka pasur incidente me armë zjarri dhe me granata. Incidentet më 6 dhjetor ndodhën teksa policia po përcillte zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, pasi autoritetet zgjedhore po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet për kryetarë komune në veri të Kosovës, të caktuara për 18 dhjetor.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Po ashtu, më 8 dhjetor kishte tentim të plaçkitjes së Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq.
5/13 Po ashtu, më 8 dhjetor kishte tentim të plaçkitjes së Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Policia e Kosovës tha se ka kapacitete që të menaxhojë dhe të kontrollojë situatën e sigurisë në mbarë vendin.
6/13 Policia e Kosovës tha se ka kapacitete që të menaxhojë dhe të kontrollojë situatën e sigurisë në mbarë vendin.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Policia e Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve.
7/13 Policia e Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Policia e Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Ky është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarët, serbët dhe boshnjakët.
8/13 Policia e Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Ky është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarët, serbët dhe boshnjakët.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në Veriore dhe atë Jugore.
9/13 Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në Veriore dhe atë Jugore.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Automjetet e EULEX-it në urën mbi lumin Ibër.&nbsp;Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive të&nbsp;policëve me përkatësi etnike serbe.
10/13 Automjetet e EULEX-it në urën mbi lumin Ibër. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive të policëve me përkatësi etnike serbe.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat i veprimeve nga të dyja anët.
11/13 Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat i veprimeve nga të dyja anët.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Italia ka dërguar përforcime para disa javësh.
12/13 Italia ka dërguar përforcime para disa javësh.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Një nga sheshet në Mitrovicë të Veriut mëngjesin e 9 dhjetorit.
13/13 Një nga sheshet në Mitrovicë të Veriut mëngjesin e 9 dhjetorit.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi PK-ja ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Previous slide
Next slide

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe në përmbushjen e obligimeve të tyre që dalin nga marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të BE-së në Bruksel.

Blloku evropian ka thënë po ashtu se palët duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që çojnë deri te tensionet në Kosovë dhe që të gjitha mospajtimet t’i adresojnë përmes dialogut.

XS
SM
MD
LG